Deputetja e LDK-së nga Vushtrria, Rrezarta Krasniqi ka treguar një përvojë interesante që i kishte ndodhur gjatë fushatës zgjedhore.
Krasniqi ndau një sms që kishte pranuar nga një qytetar i cili i kishte kërkuar që ajo ta largonte posterin e saj në hyrje të Vushtrrisë.
Arsyeja e kësaj kërkese ishte qesharake, pasi qytetari kishte thënë se "nuk po di me shku në shpi tu u sill në rreth".
Krasniqi tha se ende qeshet kur kalon nga ai rreth dhe i kujtohet çka i kishin shkruar.
"Zakonisht kur mbahen zgjedhjet, te rrethi i Vushtrrisë është një ndërtesë ku zakonisht e qes posterin për zgjedhje. E kam marrë një sms nga një qytetar nuk e di a ka qenë votues, ku thuhej: 'oj Rrezarta hiqe këtë poster te rrethi se nuk po di me shku në shpi tu u sill në rreth'. Sa herë shkoj te rrethi edhe vet ndalem edhe qeshi kur më bie në mend çka më kanë shkru", tha Krasniqi.