Nga Zyra e Presidentes së Kosovës kanë thënë se Serbia e ka rritur aktivitetin ushtarak në kufirin me Kosovën. Një reagim të tillë e ka bërë shefi i stafit të presidentes Osmani, Blerim Vela.
Vela ka thënë se një gjë e tillë po ndodh, derisa presidenti i Serbisë po “lufton për paqe”.
Vela tutje ka shkruar se ministria serbe e mbrojtjes ka njoftuar se që nga 1 gushti kanë realizuar 4 vizita në objektet ushtarake në afërsi të Kosovës, për të kontrolluar siç kanë thënë “nivelin e gatishmërisë së tyre”.
Vela ka thënë se veprime të tilla janë armiqësore dhe janë në një linjë me synimet e Rusisë për destabilizim.
“Veprime të tilla armiqësore janë në përputhje me qëllimet e Rusisë për destabilizim”, ka shkruar Vela.
Ndryshe sot në veri të vendit janë stacionuar trupat amerikane të KFOR-it, të cilët kanë deklaruar se janë të gatshëm për ndërhyrje nëse shfaqet nevoja.
🚨While Vučić says he’s “fighting for peace”, #Serbia’s army increased activities on the border with #Kosovo.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) August 20, 2022
📍SRB MoD announced 4 visits since Aug 1st to military facilities near 🇽🇰 to check their “readiness levels”
Such hostile actions are in line w 🇷🇺 destabilization goals. pic.twitter.com/mrQUX3U2LU