Sulmi ndaj ushtarëve, eksperti i sigurisë tregon pse kanë ardhur rusët në Shqipëri

Aktuale

Sulmi ndaj ushtarëve, eksperti i sigurisë tregon pse kanë ardhur rusët në Shqipëri

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 00:56
Agim Musliu

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi sonte në Uzinën e Çekinit të Gramshit (ish-uzina mekanike e Armëve), ku tre shtetas rusë kanë sulmuar me armë kimike ushtarët që ishin aty.

Musliu ka thënë se sipas burimeve të tij, rusët kanë ardhur që të hakmerren për përkrahjen që Shqipëria i ka dhënë Ukrainës, e cila është duke u përballur me agresionin e Rusisë.

“Vendi ku gjendet uzina është i izoluar dhe nuk shkon njeri i zakonshëm aty. Aq me pak turistë eventual rusë, që për fat të keq hyjnë në Shqipëri pa viza, dhe pa kontroll”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, ka thënë se vizita e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt në Ukrainë, “si duket ka qenë e papëlqyeshme për Putinin”.

Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri. dy prej të plagosurve janë identifikuar si Aldo Bici dhe Ardian Caka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat