Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, ka folur për krizën me energjinë elektrike në Kosovë. Në një postim në Facebook, ai ka komentuar deklaratën e aktorit Enver Petrovci për presidenten Vjosa Osmani.
Poashtu Lajçi, disa fjalë ia ka kushtuar edhe shkarkimit të Dritan Abazoviqit, nga posti i kryeministrit të Malit të Zi.
Reagimi i tij në Facebook:
S'paskom pse me shkrua sot. S'ka rrymë!
Sot kurkush s'po flitka për Albinin. Ndoshta kanë fol dje shumë e janë lodhë. Ndoshta dritat që ikën kaq herët, ua ka zgjatë gjumin edhe për dy orë shqiptarëve e karriget kanë mbet të zbrazëta. Kamarieri po qeshet, po thotë s'po mbërrijë me iu shërby!
A ke kafe, e pyeti njeni?
Kafe kam, por Albini s'ka rrymë, dhe prap qeshi!
Dreq kamarier qenke. S'i paske 50 kila me gjithë krevat, i thash e qesha edhe unë!
Mua po me konvenon kjo heshtje e karrigeve. Pak po ma prish kjo erë plehu përfundi platosë. Asht mbushë tuneli eshtna e coftina! Ky flokqi i komunës, asht ngopë me parfumin e Dua Lipës, që e kishte në zyre, e s'po e ndien erën e coftinave në Kurrizin e Dardanisë!
Nejse.
S'kam pse me shkrua, se kurkush s'po fliska sot për Vjosën. Boll foli kolegu im Enveri, në nji TV. Ia hangsha zemrën tha, se nuk ka ma t'mirë, jo të shqiptarët, se shqiptarët s'i baj hesap, po n'Amerikë s'ka ma t'mirë.
Me t'thanë të drejtën, boll u tuta mos po i rrëshqet gjuha e po thotë n'Beograd, se atje ka shkëlqye shumë kohë, e mandej hec e ndali shqiptarët tue folë!
Albinit nuk ia hangër zemrën. Asht burrë e trim e plot mend tha, dhe lum ne që e kemi!
Prandaj s'po shkruaj kurgja ma shumë, se karriget nuk po rrehin shuplaka. S'po flasin! S'po m'thonë: T'lumtë artist, se tandem ma t'mirë se Vjosën e Albinin s'kemi me pasë!
Kur mu Kujtua Abazoviqi, krejt ditën ma prishi. Po doni me m'shkarkua veç pse jam shqiptar!
Po, kur e votuan për Kryeministër, a s'ishin po ata deputetë e po ky shqiptari Abazoviq?
Eh!
Kur mundohesh me qenë ma shumë se malazez e shumë ma shumë se serb!