Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk do të sjellë marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë, pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Teksa ka komentuar takimin e 18 gushtit, mes të dyja vendeve, që përfundoi pa rezultat, Kurti ka thënë se BE-ja është e interesuar për një “konflikt të ngrirë” dhe jo marrëveshje përfundimtare, përcjell Bota sot.
“Pa SHBA-të, BE-ja nuk mund të sjellë një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë!
Sipas mendimit tim, ndërmjetësuesit e BE-së nuk janë të interesuar për një zgjidhje finale mes Kosovës dhe Serbisë!
Këta më tepër janë të interesuar për një marrëveshje për stabilizimin të marrëdhënieve Kosovë - Serbi!
Me fjalë të tjera "konflikt i ngrirë"!”, ka shkruar Kurti, në një postim në Facebook./BS