Sulmi i rusëve në uzinën e Gramshit, ky është reagimi i Kurtit

Aktuale

Sulmi i rusëve në uzinën e Gramshit, ky është reagimi i Kurtit

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 12:42
Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, në emër të Qeverisë, e ka dënuar incidentin në Uzinën ushtarake në Gramsh, ku dy shtetas me pasaporta ruse dhe një ukrainase kanë tentuar të hyjnë mbrëmë.

Sipas një njoftimi të Zyrës së Kryeministrit, u është dëshiruar shërim të shpejtë dy ushtarakëve shqiptarë të lënduar nga sulmi me sprej neoparalizues.

"Kryeministri i Republikës së Kosovës, në emër të Qeverisë, e dënon incidentin në Uzinën ushtarake në Gramsh, ku dy shtetas me pasaporta ruse dhe një ukrainase kanë tentuar të hyjnë mbrëmë.

U dëshirojmë shërim të shpejtë dy ushtarakëve shqiptarë të lënduar nga sulmi me sprej neoparalizues.

Ministria jonë e Mbrojtjes, është në kontakt me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.

Urojmë që hetimet që po vijojnë nga autoritetet e Shqipërisë të zbardhin sa më shpejtë rrethanat e ngjarjes", thuhet në kumtesën e ZKM-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat