Ish ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla e ka përgëzuar kryeministrin Albin Kurti për “qëndrimin dinjitoz që paska mbajtur në takimin e fundit të bisedimeve me Serbinë në Bruksel”.
Por ish-kryediplomatja ka një vërejtje.
“E përgëzoj kryeministrin Kurti për qëndrimin dinjitoz që paska mbajtur në takimin e fundit të bisedimeve me Serbinë në Bruksel, por NUK e përgëzoj pse këtë qëndrim po na e sqaron Vuçiqi e jo ai vetë”, ka shkruar ajo në Twitter.
“Vetëm transparenca e bashkëpunimi me njëri tjetrin do të ndërtojë unitetin e domosdoshëm politik e popullor përballë Serbisë!”, ka shtuar Haradinaj-Stublla.