“Vuçiqi me klikën e vet iu ka vërsulur edhe më ashpër Kosovës” / Ky është mesazhi i avokatit për Qeverinë

Aktuale

“Vuçiqi me klikën e vet iu ka vërsulur edhe më ashpër Kosovës” / Ky është mesazhi i avokatit për Qeverinë

Nga: A.SH Më: 21 gusht 2022 Në ora: 18:47
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka reaguar ndaj Aleksander Vuçiqit i cili mbajti takim me serbët e Kosovës.

Sipas tij, Vuçiqi e ka përdorur propagandën e njejtë, kinse për të mbrojtur serbët e Kosovës.

Ai tutje ka thënë se Kosova nuk duhet ndlrruar kurs.

“Reciprocitet dhe siguri makismale për të gjithë qytetarët dhe në të gjithë territorin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Postimi në Faceook:

Propagandën e njejtë luftënxitëse e ka përdorur sot presidenti i Serbisë Vuçiq, si paraardhësi i tij krimineli i luftës Millosheviq.

Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Vojvodina, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Sllovenia qysh para më shumë se 30 viteve, kanë qenë viktima të këtij diskursi banal e pastaj edhe veprimeve gjenocidale.

Retorika e njejtë, modus operandi i njejtë.

Recidivista të papërmirësueshëm.

Me humbje të mëdha në njerëz dhe ekonomi, të gjithë përveç Vojvodinës shpëtuan nga kthetrat e Serbisë.

Tani, Vuçiqi me klikën e vet iu ka vërsulur edhe më ashpër Kosovës, në emër të kinse mbrojtes së serbëve në Kosovës.

Sidoqoftë, kursi i ynë nuk duhet ndërruar.

Reciprocitet dhe siguri makismale për të gjithë qytetarët dhe në të gjithë territorin e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat