​Sveçla: Vuçiq gënjeu sot për Policinë e Kosovës

Aktuale

​Sveçla: Vuçiq gënjeu sot për Policinë e Kosovës

Më: 21 gusht 2022 Në ora: 21:06
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka gënjyer në konferencën e sotme në lidhje me Policinë e Kosovës.

Ai në një postim në Twitter ka thënë se në konferencën e Vuçiq ka pasur shtrembërime të qëllimshme.

“Ministri i propagandës së Millosheviqit, Vuçiq në konferencën e sotme ka gënjyer për Policinë e Kosovës. Një zotim nga e kaluara se Ushtria e Kosovës (FSK) nuk mund të shkojë në veri pa pëlqimin e komandës së KFOR-it, është shtrembëruar qëllimisht.

Policia e Kosovës është e autorizuar të sigurojë sundimin e ligjit dhe sigurinë për të gjithë qytetarët përreth Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat