Kriza në veri, pamje të prezencës së KFOR-it dhe Policisë

Aktuale

Kriza në veri, pamje të prezencës së KFOR-it dhe Policisë

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 00:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në disa pika statike në veri të Kosovës janë vendosur njësit të KFOR-it ndërsa janë parë edhe vetura të Policisë së Kosovës të vendosura në lokacione të ndryshme.

KFOR-i është vendosur në dy pika në Zubin Potok.

Dhe në dy pika në fshatin Rudar në vendin ku më 31 korrik u bllokua rruga me automjete të rënda nga serbët lokalë.

Ata synonin të pengonin zbatimin e dy vendimeve të Qeverisë së Kosovës, për targat e automjeteve të regjistruara në Serbi, dhe për dokumentet e identifikimit të Serbisë, me ç’rast do të kishte reciprocitet – qytetarëve serbë do t’u jepeshin deklaratë fletë për hyrje e dalje, sikurse vepron Serbia me qytetarët e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat