Gjesti i mjekut të ri në QKMF-në në Prishtinë e lë pa fjalë gazetarin

Aktuale

Gjesti i mjekut të ri në QKMF-në në Prishtinë e lë pa fjalë gazetarin

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 08:10
Foto ilustrim

Gazetari Alban Selimi ka qenë dëshmitar i një ngjarje të rëndë në QKMF-në në Prishtinë, ku një prind e ka sjellë fëmijën e tij 4-vjeç në gjendje të rëndë shëndetësore, me temperaturë të lartë dhe me gjakderdhje nga hunda.

Gazetari rrëfen se prindi së bashku më fëmijën pasi dolën nga dhoma e mjekut për të marrë një udhëzim që të nisej për në spital, prapa tij shkoi edhe mjeku i ri i quajtur Muhamet Ademi.

Doktor Ademi, sipas gazetarit Selimi, ia dha prindit një shumë parash, anipse prindi ka insistuar që do të bënte “zgjidhje vetë”.

“Doktori me ngulm insistoi; ia la parate ne xhep dhe u kthye ne dhome me shpejtesi. Nderkohe meqe kisha edhe pak pune aty, e kuptova qe ishte ky Dr. Muhamet Ademi, specialist i mjekesise familjare; nje djale i ri ne moshe; (qe as nuk e njoh as nuk e pyeta nga eshte) por qe nje gjest si ky na ben te kemi besimin ne nje gjenerate te re njerezish profesioniste”, shkruan Selimi

Postimi i tij i plotë, i publikuar mbrëmë:

Para rreth nje ore, ne QKMF ne Prishtine nje femije 4 vjeç e futi prindi i tij me shpejtesi ne dhomen e doktorit i cili po kontrollonte nje paciente tjeter. 

Femiu kishte temperature shume te larte dhe kishte filluar edhe gjakderdhje per hundesh.

Pas disa minutash qendrimi ne dhomen e mjekut; pacienti doli jashte bashke me prindin qe e mbante ne dore dhe me doren tjeter komunikonte me dike permes telefonit.

Doktori doli bashke me ta ne korridor dhe e orientoi tek sporteli prej ku prindi do te duhej te vertetonte udhezimin dhe te nisej ne spital.

Per nje moment; krejt ne nje kend te korridorit ku nuk kishte njerez, e vetejta qe doktori nxorri kuleten dhe i gjuajti ne xhep nje shume parash babait te femiut.

Babai, refuzonte t’ia marre; duke i thene se ben zgjidhje sapo arrine ne spital.

Doktori me ngulm insistoi; ia la parate ne xhep dhe u kthye ne dhome me shpejtesi.

Nderkohe meqe kisha edhe pak pune aty, e kuptova qe ishte ky Dr. Muhamet Ademi, specialist i mjekesise familjare; nje djale i ri ne moshe; (qe as nuk e njoh as nuk e pyeta nga eshte) por qe nje gjest si ky na ben te kemi besimin ne nje gjenerate te re njerezish profesioniste.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat