Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj e ka pyetur Albin Kurtin se pse po hesht karshi dialogut me Serbinë.
Molliqaj ka thënë se nuk ka burim as informacion, e sidomos llogaridhënie nga pala e Kosovës për dialog.
Postimi në Facebook:
DIALOGU I MBYLLUR RREZIK PËRTEJ DIALOGUT
Dialog i mbyllur. Dialog përjashtues. Dhe kjo vetëm nga delegacioni i Kosovës. Si u bë që për çka u tha e çka nuk u tha në dialog e marrim vesh nga mediat në Serbi, ku raporton Vuçiqi? E pasaj na thonë po ndikoheni nga “mediat armike”. Nuk ka burim as informacion, e sidomos llogaridhënie nga pala e Kosovës për dialog.
- Pa vizion, pa plan, pa platformë për dialog.
- Pa platformë të miratuar në Kuvend.
- Pa raportim në Kuvend.
- Pa dialog me shoqërinë civile.
Një vit e gjysmë, prej se ka filluar dialogu me Serbinë, themelon edhe kohën kur nisi tretja e Kuvendit dhe humbi rëndësia e llogaridhënies ndaj qytetarëve.
Duke e marrë si të mirëqenë mbështetjen blanko që opozita parlamentare i dha procesit të dialogut, arroganca e pushtetit nuk pyet për gjë. Madje, nuk ka as simulim të transparencës.
Kurti hesht, Bislimi hesht. Çka po heshtin shtrohet pyetje?