Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci në një postim të tij në Facebook ka publikuar pamje nga veriu i Kosovës derisa atje po qëndrojnë ushtarë amerikanë.
Ai shkruan se me datën 1 shtator serbët do të pranojnë tabelat dhe dokumentat e Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë:
Tyne herë thojshin;
“I forti të rrehë e nuk të lenë me kajtë”!
Apo i shihni more a janë amerikanë qeta në Veri të Republikës së Kosovës?
Deri me datën 1 shtator serbët do t’i pranojnë tabelat e Republikës së Kosovës dhe do t’i pranojnë edhe dokumentat e Republikës së Kosovës.
Zoti e bekoftë Amerikën!
Zoti e bekoftë Kosovën!