Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, në një postim në Twitter ka reaguar ndaj deklaratave të djeshme të Aleksandar Vuçiq.
Presidenti serb dje tha se ka informacione se para përshkallëzimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 31 korrik, një grup çeçenësh dhe çerkezësh, të cilët janë kundërshtarë të regjimit të liderit çeçen Ramzan Kadyrov, kanë qëndruar në Kosovë.
Vela tha se asnjë shqiptar nuk i është bashkuar luftës në Ukrainë dhe asnjë çeçen ose çerkez nuk ka komplotuar për të vrarë serbët e Kosovës.
“Mediat pro-regjimit të Serbisë po përforcojnë dezinformatat e promovuara nga #Vuçiq gjatë konferencës së djeshme për shtyp: Asnjë shqiptar nga Kosova nuk iu bashkua luftës në Ukrainë; Asnjë çeçenë apo çerkez nuk ka komplotuar për të vrarë serbët e Kosovës. Kjo dezinformatë i shërben narrativës së Rusisë”, ka shkruar Vela.