Avokati shqiptar, Spartak Ngjela komentoi situatën aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me thkes të veçantë për shtetet shqiptare.
Sipas tij, njohjen e Kosovës nuk ka forcë që mund ta ndalojë, pasi presidenti Biden kaloi në veprimin e politikës së forcës sa i përket kësaj çështjeje.
Ngjela potencoi se shqiptaria në Ballkanin Perëndimor është më e fortë se kurrë, sepse tani është e provuar që historia shqiptare është kursi i historisë së re i Evropës dhe i Ballkanit Perëndimor.
“Për shqiptarët, çështja e Kosovës ka qenë një çështje shekullore, dhe sot është një vijimësi e vlerës sonë historike sepse, edhe këto ditë, trupat e KFOR-it dhe ato amerikane treguan se janë në gatishmëri për çështjen e Veriut të Kosovës.
Duhet të kujtohemi gjithmonë se: çështja e Veriut të Kosovës ka qenë një nga pikat kryesore të sëmundjes pushtuese serbe antishqiptare.
Serbët kanë qenë pushtues të sëmurë kundër shqiptarisë, por tani janë të mundur.
Çështja shqiptare do të ecë vetëm përpara. Ky tani është bërë fakt me karakter historik, dhe këtë e ka kuptuar edhe politika agresive e Beogradit, e cila po shfryn sa në Moskë e sa në Pekin, po nuk ka ç'të bëjë se kursi i ri i historisë, nëpërmjet madhështisë së gjuhes shqipe, është i nisur me shqiptarët dhe për shqiptarët...”, shkroi ndër të tjera avokati në një postim në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Presidenti Biden kaloi në veprimin e politikës së forcës në lidhje me çështjen e njohjes së Kosovës.
Njohja e Kosovës do të vijë në realitet jurudik, dhe nuk ka forcë që ta ndalojë më, sepse historicizmi na ka mësuar që, kursin e filluar të historisë, si kohë historike, nuk ka forcë që ta ndërpresë.
Sot, shqiptaria në Ballkanin Perëndimor është më e fortë se kurrë, sepse tani është e provuar që historia shqiptare është kursi i historisë së re i Evropës dhe i Ballkanit Perëndimor. Sot në këtë histori janë bërë bashkë si histori: Iliria, Arbëria, Shqipëria dhe vlera e madhe historike e gjuhës shqipe, e cila ka shoqëruar këtë rrjedhë historike.
Dhe kuptohet qartë që këtë fakt historik e ka kapur edhe politika amerikane.
Kurse gënjeshtrat shekullore të politikës serbe, sot e kanë humbur çdo forcë.
Dhe serbët tani, shumë të trembur, po vijojnë të gënjejnë me të njëjtën formë për shqiptarët dhe për historinë e Shqipërisë.
Në fakt kjo është psikologjia e pushtuesit të humbur në luftë.
Por pyetja që ngrihet këtu është kjo: Këta të mundur në luftë, me gënjeshtrat e tyre, po kërkojnë të gënjejnë Amerikën në lidhje me Kosovën?
Gënjeshtra e tyre historike tani është një orvatje e humbur dhe pa asnjë shpresë.
Pse?
l.
Sepse Kosova tani është potenca shqiptare e kohës sonë. Është vlerë për Shqipërinë dhe shqiptarët që Kosova sot e njëzet e pesë vjet është një çështje e Perëndimit dhe në favor të shqiptarëve.
Për shqiptarët, çështja e Kosovës ka qenë një çështje shekullore, dhe sot është një vijimësi e vlerës sonë historike sepse, edhe këto ditë, trupat e KFOR-it dhe ato amerikane treguan se janë në gatishmëri për çështjen e Veriut të Kosovës.
Duhet të kujtohemi gjithmonë se: çështja e Veriut të Kosovës ka qenë një nga pikat kryesore të sëmundjes pushtuese serbe antishqiptare.
Serbët kanë qenë pushtues të sëmurë kundër shqiptarisë, por tani janë të mundur.
Çështja shqiptare do të ecë vetëm përpara. Ky tani është bërë fakt me karakter historik, dhe këtë e ka kuptuar edhe politika agresive e Beogradit, e cila po shfryn sa në Moskë e sa në Pekin, po nuk ka ç'të bëjë se kursi i ri i historisë, nëpërmjet madhështisë së gjuhes shqipe, është i nisur me shqiptarët dhe për shqiptarët...
ll.
Koha ka sjellë ndikim të ri në lidhje me të vërtetën shqiptare të mohuar në shekuj.
E vërteta histotike në Ballkanin Perëndimor ëshë e vërtetë shqiptare e dokumentuar që në periudhën ilire, në Perandorinë Romake dhe në gjithë kohën historike të Arbërisë.
Historia u shkel vetëm e vetëm që të shtypeshin shqiptarët.
Atëherë na duhet të pyesim:
Pse ka qenë e ngritur e gjithë ajo histeri antishqiptare në Evropë?
Pse asnjëherë nga Perandoria Osmane, në 500 vite rresht, nuk u lejua të shkruhej gjuha shqipe dhe nuk u lejuan shkollat shqipe?
Pse, sa herë që Perandoria Osmane mundej nga Rusia në luftë, lëshonte territore shqiptare në favor të shteteve sllave?
Por...
lll.
Të gjitha këto pyetje kanë vetëm një përgjigje: sepse të gjithë pushtuesit dhe qarqet antishqiptare në Stamboll, në Paris dhe në Moskë, kanë urryer shqiptarët dhe sidomos gjuhën shqipe. E theksojmë: sidomos gjuhën shqipe.
Por, pse gjithë kjo histeri reaktive kundër gjuhës shqipe?
Sepse me gjuhën shqipe vjen dhe shpjegohet e gjithë historia në Evropë. Shpjegohet autoktonia shqiptare në Ballkanin Perëndimor, dhe historia e Shqipërisë nga ilirët e deri më sot. I gjithë abstraksioni që ka ekzistuar në kuptureshmërinë e etimologjisë së leksikut të gjuhëve të mëdha, tani ka filluar që, në katedrat e mëdha të Perëndimit, të shpjegohet vetëm me gjuhën shqipe.
Tani ka dalë prova shkencore që gjuha shqipe e vjetër është gjuha me të cilën Homeri ka shkruar Iliadën dhe Odisenë. Me gjuhën shqipe shpjegohet gjuha konea ( që gabimisht i thonë greqishte e vjetër), dhe vetë vargjet e Iliadës së Homerit, po ashtu, me anë të leksikut të shqipes po shpjegohen si gjuhë.
Tek Iliada janë gjetur sot 800 fjalë që janë të njëllojta me fjalën e sotme të gjuhës shqipe. (Shih veprën e historianit të madh Aristidh Kola me titull "Arvanitët").
lV.
Atëherë, si shpjegohet kjo forcë kaq e madhe e gjuhës shqipe?
Shpjegimin më të qartë shkencor e gjejmë te punimi unik i shkrimtarit, përkthyesit dhe gjuhëtarit të madh shqiptar Petro Zheji, te vepra e i tij "Roli Mesianik i Shqipes".
Një vepër monumentale kjo për gjuhën shqipe dhe për reflekset e saj në të gjitha gjuhët e mëdha që njihen sot në botë.
Me këtë vepër shqiptare, e cila e analizon gjuhën shqipe nëpërmjet Algoritmit Simbolik, fillon nga brenda Shqipërisë analiza sipas filozofisë se gjuhës dhe sipas konceptit të mirëfilltë matematik të forcës së saj në histori: që nga ilirishtja e deri më sot.
Analiza që Ptro Zhejit, me anë të argumentit matematik që ai përdor, i jep vërtetësi forcës së gjuhës shqipe si gjuhë parësore për të gjitha gjuhët e mëdha. Ai ka provuar matematikisht influencën e gjuhës shqipe në gjuhën sanskrite.
Ajo analizë matematike që Petro Zheji i bën sanskritishtes me anë të leksikut të shqipes, është një vlerë e madhe jo vetëm për kulturën shqiptare, por edhe për kulturën botërore në përgjithësi. Dhe duhet të theksojmë se sanskrishtja ka qenë një nga gjuhët e mëdha të Indisë së vjetër.
Por analiza matematike e Zhejit për gjuhën shqipe sigurisht që është analiza e parë e Algoritmit Simbolik të gjuhës shqipe. Dhe kjo rrugë do të vijojë. Kjo sepse tani janë të shumtë shkencëtarët e huaj, gjuhëtarë e filozofë të gjuhës, të cilët janë duke treguar të vërtetën për shqiptarët, hapësirën historike të gjuhës shqipe dhe nevojën që ka vetë historia si trajtim, me nxjerrjen në pah që duhet t'i bëjë të vërtetës shqiptare, si gjuhë dhe si histori.
Prandaj na duhet të theksojmë se ky është kursi i ri i shpjegimit të historisë së Ballkanit Perëndimor, që nga Athina e lashtë e deri në ditët e sotme. Dhe në të njëjtën kohë na duhet të theksojmë se konservatorizmi strikt dhe i palëkundur i shqiptarëve për gjuhën shqipe, sot po i sjell një vlerë të madhe të vërtetës historike në rrafsh botëror, por dhe vlerës së rrjedhës historike të pandryshuar të gjuhës shqipe në procesin e saj të gjatë historik: Ilir, Arbër, Shqiptar.