Në kuadër të vizitës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Ben Corell së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari kanë qëndruar për vizitë në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës.
“Qëllimi i kësaj vizite ishte që t'i përcjellin nga afër aktivitetet që po zhvillohen në Komandën e Forcave Tokësore, Regjimentin e Parë dhe Regjimentin e Dytë të Këmbësorisë, në kuadër të planit vjetor të trajnimit dhe të përgatitjeve për ‘Defender Europe 23’”.
Kështu ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në Facebook.
Bëhet e ditur se Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Corell e konfirmuan vazhdimin e bashkëpunimit me qëllim të zhvillimit profesional dhe kapaciteteve luftarake të FSK-së.