Konfirmohet se Osmani do të takohet me Escobarin në 16:30
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në ora 16:30.
Lajmin e ka konfirmuar këshilltari për media i presidencës, Bekim Kupina.
“Takim do të ketë dhe do të nis nga ora 16:30”, është shprehur Kupina.
Kujtojmë se Escobar sot nuk do të ketë takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, por do të ketë takime me krerët opozitarë.
E konfirmuar: Nuk do të ketë sot takim mes Kurtit e Escobar
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të jetë për vizitë sot në Kosovë.
Ai sot nuk do të takohet me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.
“Nuk ka takim të paraparë për sot”, është shprehur Kryeziu.
Me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pritet të takohen kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj si dhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqin.
Media ka mësuar se këto takime do të zhvillohen në rezidencën e ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier.
Escobar sot në Kosovë, zbulohet agjenda e zyrtarit amerikan
Përfaqësuesi Special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.
Escobar vjen në Kosovë pak ditë pas takimit të kryeministri Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel, të ndërmjetësuar nga BE. Takim ky i cili rezultoi pa ndonjë marrëveshje për targat dhe letërnjoftime.
Gjatë ditës së sotme Escobar do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
I dërguari amerikan në mbrëmje pritet të takohet edhe me përfaqësues të opozitës, të cilët i ka ftuar për darkë.
Bëhet e ditur se në mbështetje të dialogut nesër vendin tonë do ta vizitojë edhe special i BE-së, Miroslav Lajçak