Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim në Hagë.
Ankesa e bërë nga avokati i Thaçit, është refuzuar nga Gjykata e Apelit në Hagë.
Vendimi është marrë nga paneli që përbëhej prej 3 anëtarëve: Michele Pichard, Emilio Gatti dhe Nina Jorgensen.
Në vendimin e publikuar thuhet se gjykata në shkallën e parë, nuk ka bërë asnjë shkelje kur ia ka vazhduar paraburgimin ish-presidentit Thaçi.
Sipas tyre, vazhdojnë të jenë prezente rreziqet e ikes, ndikimit në dëshmitarë dhe arsyet e tjera që u vendosën kur Hashim Thaçit iu vazhdua paraburgimi.