Bajrami: LDK-ja s’e paragjykon takimin me Escobarin

Aktuale

Bajrami: LDK-ja s’e paragjykon takimin me Escobarin

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 11:47
Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë të martën gjatë një konference për media se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk e paragjykon takimin me përfaqësuesin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Escobar sot do të takohet me subjektet politike opozitare.

E Bajrmai thotë se nuk e dinë se çfarë do të flitet aty.

“Takimi nuk ka ndodhur ende, pritet të ndodh në momentin që përfundon takimi do të bëhen publike të gjitha informacionet. Nuk kemi asnjë paragjykim sa i përketë takimit, nuk mund të spekulojmë sepse nuk e dimë se për çka do të flitet, të gjitha informacionet do t’i kemi pas takimit”, tha Bajrami.

Vizita e Escobarit në Prishtinë vjen një javë para se të fillojë reciprociteti me dokumente dhe targa – i kundërshtuar nga Beogradi dhe disa serbë lokalë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat