Konfirmohet se Osmani do të takohet me Escobarin në 16:30

Aktuale

Konfirmohet se Osmani do të takohet me Escobarin në 16:30

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 11:49
Gabriel Escobar dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në ora 16:30.

Lajmin e ka konfirmuar këshilltari për media i presidencës, Bekim Kupina.

“Takim do të ketë dhe do të nis nga ora 16:30”, është shprehur Kupina.

Kujtojmë se Escobar sot nuk do të ketë takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, por do të ketë takime me krerët opozitarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat