Matematicienti Bleron Baraliu i ka kalkuluar humbjet e bizneseve nga shkyqja dy orëshe nga energjia elektrike.
Kalkulimi i efektit të reduktimit të rrymës në kostot ndaj buzneseve dhe ekonomisë është kompleks, thotë Baraliu, por thekson se mund të kuptohet diçka me shifra të thjeshtë.
Postimi i plotë i tij:
Matematika (e thjeshtësuar) e Gjeneratorit
(bizneset paguajnë 10-30x koston e shkyqjes dy orëshe)
Matematika e reduktimit të rrymës dhe kostot ndaj bizneseve dhe ekonomisë është komplekse, por edhe me shifra të thjeshta mund të kuptojmë se çmimi i reduktimit për 2 orë gjatë orarit të punës — sidomos për biznese me teknologji informative — është mbi 10X, pra më lehtë këto biznese do të paguanin 10X çmim mbi atë normal se sa të ballafaqoheshin mer eduktime. Ja një shembull në vija të trasha:
– Supozojmë rryma shkyqet 2orë mes orëve 9-6
– Supozojmë 40punëtorë, rreth 400€ në muaj rrymë për këtë biznes
– 40 tavolina kompjuteri me ~450Watt secila
– nënkupton se duhet 1 gjenerator >= 20KWatt
– nënkupton 4L/orë derivate => 8L në ditë
10,000€ Gjeneratori
8*1.2€^për L nafte * 250 ditë pune = 2,400€
kosto për 1 orë gjenerator (amortizuar 1 vit) = 12,400€:250ditë pune/vit:2orë = 24.8€ për orë
kosto për orë me çmim ‘normal’ të rrymës = 400€*12muaj : 250ditë : 10orë punë/ditë = 2€/orë
Kjo nënkupton se në rastin më të thjeshtë biznesi paguan rreth 12X më shumë për rrymë me gjenerator. Nëse gjeneratorin e amortizojmë për 5 vite dhe nuk llogarisim fare kosto të mirëmbajtjes, prapë relacioni është në minimum 4X
Kjo nënkupton se, vetëm nga kostoja e rrymës me agregat/gjenerator, pa llogaritur dëmet (përfshirë jomateriale) shtesë të biznesit e kostot e ambientit, qarkullimit finaciar (time and opportunity value of money) etj etj., shteti ka llogari të paguaj së paku 10X çmimi normal për rrymë para se t’ua reduktojë bizneseve rrymën për 2 orë pune. Pra, nëse normalisht çmimi është/ka qenë 80€/njësi, para se t’u reduktojë rrymën bizneseve qeveria duhet të jetë e gatshme lehtësisht të paguaj 500€/njësi para se të vendosë reduktimin (edhe qoftë se duhet t’ua kalojë koston bizneseve për këtë ..)
^nëse nafta është mbi 1.2 kjo e rrit edhe më shumë koston e shkyqjes së rrymës
*Për thjeshtësi kam bërë shumë supozime, psh se biznesi harxhon rrymë vetëm gjatë ditës
P.s. nëse marrim një ekuacion të thjeshtë në njësi, kostoja e rrymës me naftë është së paku 30cent/kwh vetëm nga çmimi i naftës (1.2€*4L/orë për 20kW*80%).