​LDK propozon 10 pika për përballimin e krizës energjetike: E paprecedentë të ketë reduktime në gusht

Aktuale

​LDK propozon 10 pika për përballimin e krizës energjetike: E paprecedentë të ketë reduktime në gusht

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 12:19
Hykmete Bajrami dhe Besian Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) duke kritikuar qeverinë për keqmenaxhim të sektorit energjetik dhe reduktime të rrymës, ka propozuar 10 pikat e planit për të përballuar krizën e energjisë elektrike.

Në konferencën për media, deputetja Hykmete Bajrami dhe kolegu i saj, Besian Mustafën kanë propozuar që të bëhet pagesa e menjëhershme e subvencioneve të premtuara prej 90 milionë euro për çmimin e energjisë elektrike, riparimi i bllokut A5 i Termocentralit të Kosova A, krijimi i mekanizmave për furnizim me burime alternative për ngrohje me çmime të përballueshme për qytetarët si dhe të bëhet përgatitja e planit të efiçiencës dhe kursimit të energjisë.

Po ashtu është kërkuar që të bëhet Negocimi i kontratave afatgjate për furnizim me energji, Zbritja e TVSh-së nga 8 në 0 përqind për faturat e energjisë, pako e re për subvenciomin e energjisë për qytetarët dhe bizneset, largimi tarifave diskriminuese të ZRRE-së, si dhe themelimi i bursës së përbashkët për energji Kosovë-Shqipëri.

Deputetja Bajrami tha se është i pa precedent aplikimi i reduktimeve të energjisë elektrike në muajin gusht, që sipas saj po krijohet një pasiguri për qytetarët dhe bizneset.

Disa prej bizneseve siç tha ajo rrezikojnë të falimentojnë.

Anëtari i kryesisë së LDK, Besian Mustafa tha se Qeveria Kurti nuk bëri asgjë për ta lehtësuar krizën dhe barrën energjetike për qytetarët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat