AAK konfirmon takimin me Escobar: Haradinaj merr pjesë në darkën e punës

Aktuale

AAK konfirmon takimin me Escobar: Haradinaj merr pjesë në darkën e punës

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 12:54
Gabriel Eskobar dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në darkën e organizuar për nder të Dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kështu kanë konfirmuar nga Zyra për Komunikim e AAK-së.

“Haradinaj merr pjesë në një darkë që organizohet në nder të z. Escobar, nga Ambasadori Hovenier”, thuhet në përgjigjen e partisë së Haradinajt.

Në darka e organizuar nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffry Hovenier do të marrin pjesë edhe kryetarët e partive tjera opozitare. Memli Krasniqi nga PDK dhe Lumir Abdixhiku nga LDK.

Ndërkaq, Escobar nga ora 16:30 do të takojë edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

“Në orën 16:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim .

Në anë tjetër Escobar nuk pritet të takohet sot me Kurtin. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka treguar arsyen e mostakimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës me Përfaqësuesin e Diplomacisë amerikane, Escobar.

Kryeziu bëri të ditur se sot nuk do të ketë takim të Escobar me Kurtin pasi nuk është në agjendë të ndodh një takim i tillë.

Kryeministri Kurti nuk do të takohet me Escobar sepse nuk ka qenë në agjendë për sot” – tha Përparim Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat