​LDK nuk e paragjykon takimin me Escobarin, Bajrami: Nuk e dimë për çka do të flitet

Aktuale

​LDK nuk e paragjykon takimin me Escobarin, Bajrami: Nuk e dimë për çka do të flitet

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 13:33
Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka folur sot në lidhje me takimin me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Deputetja Bajrami në një konferencë për media theksoi se nuk kanë ndonjë paragjykim në lidhje me takimin, sepse ende nuk dihet se për çka do të flitet aty.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Escobar sot pasdite pritet të takohet me krerët e partive politike opozitare.

Bajrami: Nuk kemi asnjë paragjykim sa i përket takimit, nuk e dimë se për çka do të flitet

“Takimi nuk ka ndodhur ende, pritet të ndodh në momentin që përfundon takimi do të bëhen publike të gjitha informacionet… Nuk kemi asnjë paragjykim sa i përket takimit, nuk mund të spekulojmë sepse nuk e dimë se për çka do të flitet, të gjitha informacionet do t’i kemi pas takimit”, tha Bajrami.

Vizita e Escobarit në Prishtinë vjen një javë para se të fillojë reciprociteti me dokumente dhe targa – i kundërshtuar nga Beogradi dhe disa serbë lokalë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat