“Qeni i keq, ta sjell ujkun në torishtë”/ Profesori me reagim të ashpër ndaj Edi Ramës, i kërkon dorëheqjen

Aktuale

“Qeni i keq, ta sjell ujkun në torishtë”/ Profesori me reagim të ashpër ndaj Edi Ramës, i kërkon dorëheqjen

Nga: A.SH Më: 23 gusht 2022 Në ora: 13:53
Edi Rama dhe Aleksander Vuçiq

Profesori Binak Maxharraj, ka kritikuar ashpër Edi Ramën, pas ngjarjes së fundi që ndodhi në Shqipëri dhe veprimet e tij të afërta më presidentin serb.

Sipas tij, Rama duhet të jap dorëheqje sepse përbën rrezik për shtetin e Shqipërisë.

“Edi Rama të jap dorëheqje.

Kryeministri Edi Rama nuk është i afët të bënë sigurin e vendit. Ky njeri është rrezikë te mbetet edhe me tutje në krye te qeverisë në Shqiperi. Këtë me se miri i tregoi akti terrorist në Gramsh, ky në zonën e sigurisë se lartë u futën dy terrorsit rus e një ukrainas dhe lënduan dy ushtar vendor. Ky akt terrorist vjen si pasojë e servilizimit të tij me armiqët e shqiptarëve siç janë rusët dhe serbët me të cilët po lidhë miqësi në dëm të Shqipërisë por edhe në dëm të Kosovës”.

Tutje, shkruan se Rama është i rrezikshën edhe për Kosovën, duke filluar nga nisma “Ballkani i hapur”, pastaj afërsia me presindetin serb Vuçiq, ai duhet të largohet nga pushteti qoftë me, dorëhejqe, shkarkim apo edhe protesta popullore.

“Kjo mund të ilustrohet autorsia e tij së bashku me Vuçiqin për "Ballkanin e Hapur" një projekt tipik hegjemonist serbo -rus. Por edhe afërsia vëllazerore e Edi Ramës me Aleksandër Vuçiqin sidomos përzierja e tyre e përbashkët në mundësinë e ndarjes se Kosovës sipas projekteve serbo-ruse.

Nuk thotë kotë populli "qeni i keq ta sjellë ujkun në torishtë", e dy ujqër Edi Ramës iu rrasën në torishtë.

Duke e parë se ky njeri është tëpër i rrezikshëm për Shqipërinë por edhe për Kosovën dhe për krejt shqipatrinë duhet që sa më shpejtë të largohet nga pushteti ose me dorëheqje, ose me shkarkim, ose me protesta masovike popullore deri në largimin e tij”, thotë profesori.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat