Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, e ka quajtur “Hakmarrje financiare” ndarjen e mjeteve buxhetore vetëm për komunat ku kryetarët e tyre janë nga partia në pushtet – Vetëvendosje.
Këto komente ai i ka bërë përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
“‘Hakmarrja financiare’ e Qeverisë. Kurti atë që nuk ka mundur ta arrijë në zgjedhjet komunale me vota demokratike, po e kompenson me hile si Qeveri duke favorizuar katër komunat që qeverisen nga Vv.
Kjo është hakmarrje financiare ndaj qytetarëve që nuk e kanë votuar. Diktaturë tipike populiste!”,