Sot ka vdekur gjenerali i pensionuar i ushtrisë së Serbisë, Bozhidar Deliq.
Gjenerali Deliq së fundmi ishte zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Serbisë.
Për vdekjen e gjeneralit serb ka reaguar deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli.
Avdyli thotë se Deliqi është kriminel lufte dhe përgjegjës për mbi 2000 vrasje të shqiptarëve.
Ai e mallkon Deliqin duke shtuar se mendësia kriminale serbe humbi një ithtar famëkeq.
Postimi i plotë:
Paska vdekë Gjeneral Bozhidar Deliqi, krimineli i luftës së vitit 1999, i cili ishte përgjegjës për mbi 2000 vrasje të shqiptarëve.
Në vend se të dergjej në burg, ai para disa ditësh ishte emëruar nënkryetar i Kuvendit të Serbisë, por nuk e gëzoi.
Shkoftë në ferr shpirti tij e me vdekjen e tij mendësia kriminale Serbe humbi një ithtar famëkeq.