Pas emisarit të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar i cili do të ketë sonte darkë pune me kreun e PDK-së Memli Krasniqi në rezidencen e ambasadorit amerikan në Prishtinë, edhe emisari i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak ka kërkuar takim me liderin e opozitës, kryetarin e PDK-së.
Burime brenda PDK-së kanë bërë të ditur se takimi ndërmjet kryetarit Menli Krasniqi dhe zyrtarit të lartë evropian Miroslav Lajçak do të zhvillohet të maërkurën në Prishtinë.
Burimet pohojnë se ende nuk është vendosur koha dhe vendi i takimit.
Takimet e emisarëve të SHBA-së dhe BE-së me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi vijnë pak ditë pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq në Bruksel.