“Eskalimi i situatës nuk është në interes as të Kosovës e as të Serbisë”

Aktuale

“Eskalimi i situatës nuk është në interes as të Kosovës e as të Serbisë”

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 18:36
Pamje nga veriu

Analisti, Ardian Arifaj ka folur rreth qëndrimit të të dërguarit të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe të dërguarir të Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Mirosllav Lajçak në Prishtinë.

Sipas Arifit, vizita e Escobarit dhe Lajçakut lidhet tensionet e mundshme pas fillimit të zbatimit të reciprocitetit për targat dhe për letërnjoftimet nga ana e Republikës së Kosovës që pritet të fillojë me 1 shtator. Ai tha se eskalimi i situatës nuk do ishte as në favor të Kosovës e as të Serbisë.

“SHBA dhe Uashingtoni janë të vetëdijshme që ata janë të vetmit të cilëve u shkon fjala në këtë pjesë të botës. Prandaj, kemi një përfshirje të drejtpërdrejtë të emisarit Escobar. Eskalimi i situatës nuk është në interes as të Kosovës as të Serbisë, madje as në interes të Vuçiqit. SHBA-ja është tepër e zënë me krizat tjera në botë”, tha Arifaj.

Tutje, Arifaj pretendon se tanimë ka ulje të debatit, mirëpo siç tha ai, është ngritur prezenca e përfaqësimit ndërkombëtar.

“Qeveria e Kosovës ka bërë një hap të mirë që në takimin e fundit mes dy liderëve politik, është kërkuar të bisedohet për atë çfarë është e rëndësishme në këtë proces, pra njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë. Pra, kemi një ulje të debatit, po ashtu kemi një ngritje të prezencës të përfaqësimit ndërkombëtar”, ka shtuar tutje ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat