Cilat janë dokumentet që i sjellin qytetarët për të dëshmuar dëmet e luftës?

Aktuale

Cilat janë dokumentet që i sjellin qytetarët për të dëshmuar dëmet e luftës?

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 19:19
Jahja Bejta

Jahja Bejta, kryetar i shoqatës “Ngritja e Zërit”, tregoi se si duhet të veprohet nga shqiptarët e Kosovës për të kërkuar kompensim në aspektin e dëmeve morale për humbje të njerëzve gjatë luftës.

Ai në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës u shpreh se familjarët e viktimave të luftës duhet ta marrin formularin dhe udhëzimin nga shoqata e tij, dhe se të gjitha dëmet duhet t’i mbulojnë me prova relevante.

“E sjellin dokumentacionin me vula e data për anëtarët e familjes së vrarë, të masakruar. Janë shënimet të cilat i posedojnë të gjitha komunat e Kosovës. Të sjellin dokumente me vule e datë për të plagosurit. Janë të evidentuara edhe objektet e banimit të dëmtuara, po ashtu për mjetet bujqësore ku lejohet edhe pranimi i dëshmitarëve pasi që jemi në kohë të pasluftës, dhe në fund nxjerrja e totalit përfundimisht paditë shkruhen e hartohen në mënyrë individuale në emër të palëve paditëse dhe i drejtohen gjykatave themelore”.

“Mjerisht ato lëre që nuk shqyrtohen, por kemi rast që ato nuk janë pranuar fare”, deklaroi Bejta, duke shtuar po ashtu se nuk ka serb të Kosovës që nuk ka parashtruar padi për kompensim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat