​Përfundon takimi ndërmjet Escobar e krerëve të opozitës

Aktuale

​Përfundon takimi ndërmjet Escobar e krerëve të opozitës

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 20:02 Përditësuar në ora: 21:24 më 23.08.2022
Gabriel Escobar

​Përfundon takimi ndërmjet Escobar e krerëve të opozitës

Ka përfunduar takimi i të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar me liderët e partive opozitare në Kosovë.

Pas takimit në rezidencën amerikane në Prishtinë nuk u prononcuan për medie Escobar dhe as krerët opozitarë. 

Escobar gjatë ditës takoi edhe presidenten Vjosa Osmani, derisa do të qëndrojë në Kosovë edhe nesër.

Escobar takohet me liderët partive opozitare

I dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar ka nisur takimet me liderët opozitarë në Kosovë.

Escobar në rezidencën e ambasadorit amerikan në Prishtinë, po zhvillon takimet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar, takoi edhe presidenten Vjosa Osmani.

Osmani ka thënë se gjatë këtij takimi e ka potencuar se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat