Kurti deklarohet sot për takimin me Vuçiqin në Bruksel

Aktuale

Kurti deklarohet sot për takimin me Vuçiqin në Bruksel

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 07:10
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të flasë për takimin e tij të së enjtës që e kishte në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se Kurti adresimin do ta bëjë të mërkurën në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar.

“Në lidhje me takimin e datës 18 gusht në Bruksel, Kryeministri Kurti do të flasë këtë të mërkurë në adresimin e tij në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar”, ka thënë Kryeziu.

Mbledhja e qeverisë fillon nga ora 11:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat