Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret sot në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak, si dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-ve, Gabriel Escobar.
Sipas njoftimit nga presidenca, takimi nis në orën 14:00.
Pos Osmanit, Escobar dhe Lajçak do të takohen edhe me Opozitën në orën 16:00 në objektin e BE-së.
Lajçak ka një agjendë të ngjeshur sot dhe nesër gjatë vizitës që do ta bëjë në Kosovë e Serbi.