Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka quajtur takim të frytshëm takimin me të dërguarin e posaçëm për dialogun Gabriel Escobar.
“Gjatë darkës në rezidencën e Ambasadorit amerikan Jeffrey M. Hovenier, me të dërguarin e posaçëm për dialogun z. Gabriel Escobar, Ndihmës Asistent i Sekretarit të Shtetit, zhvilluam një diskutim të frytshëm për gjetjen e zgjidhjeve rreth zbatimit të sundimit të ligjit në veri të Kosovës”, thuhet në deklaratën e Haradinajt.
Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat dhe mik i besueshëm dhe së bashku do ta ruajmë paqen dhe sigurinë.