Presidentja Osmani takoi gazetaret ukrainase
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar sot gazetaret ukrainase që ndodhen në Kosovës.
Osmani në një postim në Facebook theksoi se në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës i sigurova gazetaret që po qëndrojnë në Kosovë si pjesë e programit “Gazetarët në Rezidencë”, që Kosova do ta mbështesë popullin e Ukrainës deri kur atje të triumfojë liria dhe paqja!
“Në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, i sigurova gazetaret që po qëndrojnë në Kosovë si pjesë e programit "Gazetarët në Rezidencë", që Kosova do ta mbështesë popullin e Ukrainës deri kur atje të triumfojë liria dhe paqja! Në një bashkëbisedim frymëzues me to, potencova mbështetjen tonë të plotë për punën e tyre të guximshme në mbrojtjen e së vërtetës dhe në forcimin e miqësisë në mes të popujve tanë”, ka shkruar Osmani.