Escobar thotë se palët nuk duan përshkallëzim, Lajçak i rezervuar në dhënien e detajeve nga biseda me Kurtin

Aktuale

Escobar thotë se palët nuk duan përshkallëzim, Lajçak i rezervuar në dhënien e detajeve nga biseda me Kurtin

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 14:18 Përditësuar në ora: 17:44 më 24.08.2022
Gabriel Escobar

Përfundon takimi i Lajçak me opozitën

Ka përfunduar takimi i përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me krerët opozitarë në Kosovë.

Nga Zyra e BE-së në Prishtinë u panë të dalin kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lajçak po qëndron për vizitë zyrtare sot në Kosovë, derisa dje, krerët opozitarë i takoi edhe i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përfundon takimi i Lajçak me opozitën

Ka përfunduar takimi i përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me krerët opozitarë në Kosovë.

Nga Zyra e BE-së në Prishtinë u panë të dalin kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lajçak po qëndron për vizitë zyrtare sot në Kosovë, derisa dje, krerët opozitarë i takoi edhe i dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

​Escobar: Nuk do të ketë përshkallëzim të situatës më 1 shtator

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesi i special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, thanë se janë të angazhuar për të parandaluar çfarëdo përshkallëzimi në Kosovë më 1 shtator.

Pas takimeve me krerët institucionalë, Escobar tha të mërkurën se janë siguruar nga Kosova dhe Serbia se nuk do të ketë dhunë më 1 shtator, atëherë edhe kur hyn në fuqi dy vendimet qeveritare për targat ilegale dhe reciprocitetin në dokumente.

Ai tha se pret nga palë një propozime konkrete për të gjetur një zgjidhje.

Escobar: Të dyja palët na kanë siguruar se nuk duan përshkallëzim

“Mendimi im i vetëm është se unë jam këtu për të dhënë mbështetjen për të gjetur një rrugë përpara për të gjitha këto çështje të vështira. Detajet se si shkojnë përpara janë në të vërtetë për dialogun, por unë doja të sigurohesha që njerëzit të kuptojnë se vizita ime këtu ishte me të vërtetë për të treguar mbështetjen e plotë për dialogun e lehtësuar nga BE… Të dyja palët na kanë siguruar se nuk duan përshkallëzim, nuk duan dhunë më 1 shtator. Pra, tani jemi këtu për t'u siguruar që të gjitha ato dëshira të mira, dhe i gjithë ai optimizëm të përkthehen në një propozim konkret”, tha ai.

Ndërkaq, Lajçak tha se ka pasur takime të mira me krerët institucionalë në Kosovë, mirëpo procesi do të vazhdojë për të shmangur siç tha çfarëdo tensioni më 1 shtator.

Lajçak: Të mos përsëritet 31 korriku

“Diskutim shumë i gjatë dhe i detajuar me Kryeministrin dhe gjithashtu me zonjën presidente. Por procesi vazhdon, sigurisht që kemi edhe disa takime të tjera këtu dhe më pas do të vazhdojmë në Beograd. Por, mesazhi më i rëndësishëm është se ne jemi këtu së bashku me Gabriel Escobar, para së gjithash për të treguar se uniteti midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara është i plotë, dhe nuk mund të jetë më i mirë, dhe ne po punojmë krah për krah kur është fjala për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Dhe së dyti që komuniteti ndërkombëtar është shumë i shqetësuar për atë që pamë në terren më 31 korrik, dhe presin që ne të gjithë së bashku, negociatorët, lidershipi i Kosovës dhe lidershipi i Serbisë të mos lejojmë që kjo të përsëritet më 31 gusht, dhe kjo është arsyeja pse ne jemi këtu”, tha ai.

Ai theksoi së gjendet në Kosovë për të siguruar se asgjë e keqe nuk do të ndodh me datën 1 shtator.

Lajçak: Nuk do të jap detaje nga takimi me Kurtin

“Sapo pata një diskutim shumë të gjerë me kryeministrin dhe Besnik Bislimin dhe padyshim që do të ishte gabim nëse do të hyja në detaje në këtë pikë. Siç thashë ky ishte një diskutim shumë i rëndësishëm dhe ne po vazhdojmë misionin tonë….Ne jemi këtu për t'u siguruar që asgjë e keqe nuk do të ndodhë...Nuk do të flas për detaje dhe shpresoj ta kuptoni….Unë jam optimist. Kjo është arsyeja pse unë jam këtu. Nëse nuk do të besoja se ka një zgjidhje, as që do të vija. Siç thashë, ky ishte një takim i rëndësishëm në thelb dhe i dobishëm, por do të shohim pas këtij takimi, pas kësaj, do të ishte shumë herët për të dhënë ndonjë përfundim në këtë moment, por ishte një takim shumë i mirë”, tha ai. 

Escobar pas takimit me opozitarët: Na siguruan, nuk duan përshkallëzim të situatës më 1 shtator

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është deklaruar pas takimit që pati me krerët e partive opozitare.

Escobar, pas takimit thotë se opozitarët kosovarë e siguruan që nuk duan përshkallëzim të situatës më 1 shtator, ditën nuk nis zbatimi i masës së reciprocitetit

“Ata na siguruan se nuk duan asnjë përshkallëzim, nuk duan dhunë në 1 shtator. Pra, tani jemi këtu sot për t’u siguruar që të gjitha ato dëshira të mira dhe gjithë ai optimizëm të përkthehen në të mirë të vendit”, tha Escobar.

Escobar në këtë takim ishte i shoqëruar edhe nga homologu i tij i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Osmani pas takimit me Escobar dhe Lajçak: Kosova është palë konstruktive, e përgatitur dhe e angazhuar në dialog

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me të dërguarit e posaçëm Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar.

Ajo pas takimit ka thënë se Kosova është palë konstruktive, e përgatitur dhe e angazhuar në procesin e dialogut të përqëndruar në njohjen e ndërsjellë.

Ajo tutje ka “potencuar se angazhimi i vendit tonë në dialog është i bazuar në mbrojtjen e sovranitetit, rendit kushtetues dhe integritetit territorial të Kosovës, të cilat janë të paprekshme”.

Shkrimi i plotë:

Kosova është palë konstruktive, e përgatitur dhe e angazhuar në procesin e dialogut të përqëndruar në njohjen e ndërsjellë.

Në takimin me të dërguarit e posaçëm Lajčák dhe Escobar shpreha përkushtimin e Kosovës për ta vazhduar bashkëpunimin dhe koordinimin me partnerët tanë, duke potencuar se angazhimi i vendit tonë në dialog është i bazuar në mbrojtjen e sovranitetit, rendit kushtetues dhe integritetit territorial të Kosovës, të cilat janë të paprekshme.

Kosova asnjëherë nuk ka kontribuar në tensione dhe është angazhuar vazhdimisht për paqe dhe stabilitet si dhe për zgjidhje evropiane. Vendi ynë është i ndërtuar mbi parimin e një shoqërie multietnike ku të gjithë kanë të drejta të barabarta, pa dallim etnie.

Escobari e Lajçaku takohen edhe me liderët e opozitës

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, janë duke vazhduar vizitën në Kosovë.

Pas takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, emisarët janë takuar me liderët e tri partive opozitare.

Në takim marrin pjesë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Takimit të Kurti me Escobarin e Lajçakun i bashkohet Kajari dhe Sveçla

Takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak i është bashkuar edhe komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Nis takimi Kurti-Lajçak-Escobar

Ka përfunduar takimi i emisarëve Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe ai amerikan Gabriel Escobar, tashmë kanë dalë nga presidenca dhe kanë hyrë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Në orën 14:00 kanë filluar takimin me kryeministrin Albin Kurti, kurse në orën 16:00 do të kenë takim me liderët e partive opozitare.

Pas këtyre takimeve nuk dihet nëse do të ketë deklarime për media, por pritet të lëshohet ndonjë komunikatë për media.

------------------

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar dhe ndërmjetësin e dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi po mbahet i mbyllur për medie.

Pas takimit me presidenten Osmani, Lajçak dhe Escobar do të takojnë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Dy emisarët ndërkombëtarë po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Kosovë, në tentim të arritjes së një zgjidhjeje për dy vendimet e Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në dokumente dhe targa ilegale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat