Kurti i përgjigjet sërish ambasadorit Hill: E kemi ambasadorin e SHBA-ve në Prishtinë

Aktuale

Kurti i përgjigjet sërish ambasadorit Hill: E kemi ambasadorin e SHBA-ve në Prishtinë

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 15:16
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur edhe njëhërë ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill i cili të martën ka deklaruar se “Serbia ishte e përganditur në dialog, por jo edhe pala tjetër”.

Kurti ka thënë se SHBA-ja e ka ambasadorin në Prishtinë me të cilin më 31 korrik është koordinuar për reciprocitetin e targave dhe dokumenteve.

“Është e vërtetë që në vitet e 90’ta, por edhe derisa kur e kemi shpallur pavarësinë, ambasadori i SHBA-ve për Kosovën ka qenë në Beograd”, tha Kurti.

“Mirëpo që nga shpallja e pavarësinë ne kemi ambasador të SHBA-ve në Prishtinë dhe me këtë ambasador ne kemi biseduar më 31 korrik”.

Kurti tha se bashkësia ndërkombëtare ka qenë e shqetësuar për fushatën dezinformuese të Serbisë gjatë muajit korrik.

Për këtë, Kurti thotë se është shtyrë vendimi për recprocietin e targave – që në fuqi do të hyjë më 1 shtator.

“Ne i përmbahemi marrëveshjes me SHBA-të”, ka thënë Kurti. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat