Hoxhaj kritikon Kurtin për dialogun: Kjo është pasojë kur negociohet pa vizion, pa platformë, pa parime dhe pa qëllime

Aktuale

Hoxhaj kritikon Kurtin për dialogun: Kjo është pasojë kur negociohet pa vizion, pa platformë, pa parime dhe pa qëllime

Nga: A.SH Më: 24 gusht 2022 Në ora: 19:14
Enver Hoxhaj

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova në dialog me Serbinë po lëviz në rreth të mbyllur dhe jo drejt qëllimit final - marrëveshjes për njohje të ndërsjellë.

Sipas tij, qasja është vetëm në interes të Serbisë, duke mbajtur larg Kosovën nga marrëveshja e madhe.

Postimi në Facebook:

Qasja e Kosovës në dialog me Serbinë po lëvizë në rreth të mbyllur dhe jo drejt qëllimit final - marrëveshjes për njohje të ndërsjellë! Përzgjedhja e temave teknike me përfitime populiste, kanë zëvendësuar dialogun nga një platformë për normalizim ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë në temë të menaxhimit të krizës! Kjo qasje është vetëm në interes të Serbisë, që çdo herë synon ta mbajë Kosovën larg nga marrëveshja e madhe, e të përqëndruar në kriza të vogla!

Kryeministri Kurti dikur thoshte që Kosova duhet të jetë palë e barabartë në tavolinë, dhe jo në meny, por ai tashmë e ka bërë Kosovën temë në menynë e menaxhimit të krizave ndërkombëtare! Kjo është pasojë kur negociohet pa vizion, pa platformë, pa parime dhe pa qëllime!

Ndryshimi gjeopolitik është aq i shpejtë dhe reagimi i z. Kurti është aq i ngadaltë, sa që Kosova po humbë shancën historike që gjatë Presidencës Biden të arrijë një marrëveshje historike me Serbinë, në një kohë të rënies së Rusisë dhe izolimit të Serbisë! Për amerikanët ekziston një plan kohor që duhet të mbyllet tema e raporteve tona me Serbinë, por Kosova nën udhëheqjen e z. Kurti, po lëvizë në kohë e hapësirë drejt izolimit të vetimponuar!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat