Aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi ka ‘çortuar’ ambasadorin e SHBA-ve në Beograd, Christopher Hill, pasi ky i fundit kritikoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Kritikën e tij ndaj Hill, Lajçi e ka dhënë përmes një komenti në rrjetin social, Facebook. Ai shkroi se diplomati amerikan nuk duhet të thoshte që Kurti ishte i papërgatitur në takimin e Brukselit.
Lajçi ndër tjerash dhe se ‘Kurti është rraja, kurse Hill është gjethi n’rremt’.
“Kurti asht rraja o Z. Ambasador, kurse ti je gjethi n`rrem, që thahet e bi n`tok! Ti z. Hill, ia lyen kryet Vuçiqit, me vjam arushe, dhe i thua ujkut, mësohu si kafshohet n’qaf! Ti i thua Kurtit ‘s`ishte i përgaditur’ si Vuçiqi!? Për çka duhej t’ishte i përgaditur? Që t’i aprovonte kërkesat e Serbisë?!?
Me vjen keq që Amerika rrëshqet kaq keq!”, ka shkruar Lajçi.
Ndryshe, Christopher Hill tha se Serbia shkoi e përgatitur në rundin e fundit të dialogut Kosovë-Serbi që u mbajt në Bruksel më 18 gusht, ndërkaq, palët e tjetra, siç tha ai, nuk ishin të përgatitur “që të flasin për specifika”