Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka reaguar pas vdekjes së nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë, Bozhidar Deliq.
Ai përmes një postimi në profilin e tij në Twitter, ka shkruar se Deliq i shpëtoi drejtësisë për vrasjen e civilëve në Kosovë me ndihmën e Serbisë.
Tutje Bajrami ka shtuar se kriminelët e tjerë serbë vazhdojnë të jetojnë në liri.
“Bozhidar Deliq, komandanti i një brigade ushtarake serbe përgjegjës për vrasjen e shumë civilëve në luftën e Kosovës – raportohet të ketë vdekur në Moskë. Ai i shpëtoi drejtësisë, pas vitesh mbrojtjeje nga Serbia. Por kriminelët e tjerë të luftës jetojnë të lirë. Dhe viktimat kërkojnë drejtësi!”, shkruan ai.