Cilët zyrtarë partiakë shoqëruan Krasniqin, Abdixhikun e Haradinajn në takime me Lajçakun

Aktuale

Cilët zyrtarë partiakë shoqëruan Krasniqin, Abdixhikun e Haradinajn në takime me Lajçakun

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 23:48
Krerët opozitar

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka takuar sot liderët e opozitës kosovare, për të diskutuar për dialogun dhe situatën në veri.

Në këtë takim morën pjesë lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku dhe lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj.

Të tre këta liderë u shoqëruan me zyrtarë partiakë.

Krasniqi u shoqërua nga Bedri Hamzën, Abdixhiku nga Lutfi Haziri dhe Haradinaj nga Ardian Gjini.

Lajcak, përmes një cicërime në Twitter e ka përshëndetur mirëkuptimin dhe mbështetjen e opozitës për dialogun, në normalizimin e marrëdhënieve.

“Në Kosovë sot u takova edhe me liderët e opozitës shqiptare të Kosovës për t’i informuar ata mbi Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. E përshëndeta mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre për Dialogun në normalizimin e marrëdhënieve, i cili është në interesin kombëtar për Kosovën”, shkroi Lajcak.

Kujtojmë se në dy ditët e fundit, Escobar dhe Lajcak janë duke mbajtur takime edhe me krerët e shtetit Kosovar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat