“Albin, Albin, o i poshtër, lësho pe sa më shumë”/ Nga LVV i kundërpërgjigjen kritikave për dialog ndaj Kurtit

Aktuale

“Albin, Albin, o i poshtër, lësho pe sa më shumë”/ Nga LVV i kundërpërgjigjen kritikave për dialog ndaj Kurtit

Nga: A.M Më: 25 gusht 2022 Në ora: 07:39
Foto ilustrim

Anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes, Arbër Zaimi ka reaguar pas kritikave që po bëhen në drejtim të kryeministrit Albin Kurti për bisedimet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai përmes një postimi në Facebook, tregoi dallimin e qasjeve të opinionistëve dhe opozitës në Kosovë dhe Serbi.

Zaimi tha se shumica serbe e përkrah Vuçiqin, derisa nuk ndodhë e njëjta në Kosovë me Kurti.

“Ndërsa shumë opinionbërës shqiptarë brohorasin “Albin, Albin, o i poshtër, lësho pe sa më shumë”, teksa opozitarët heshtin, në vend se të kërkojë që Albini të mos lëshojë assesi pe, pasi Kosova nuk i ka borxh askujt”, deklaroi Zaimi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

A na duhet njohja e pavarësisë?

Nga politikanët dhe opinionbërësit serbë shumica përkrah Vuçiqin në mosnjohje të Kosovës, një pakicë proteston dhe kërkon që Vuçiqi të mos lëshojë assesi pe as për çështje të tjera.

Ndërsa shumë opinionbërës shqiptarë brohorasin “Albin, Albin, o i poshtër, lësho pe sa më shumë”, teksa opozitarët heshtin, në vend se të kërkojë që Albini të mos lëshojë assesi pe, pasi Kosova nuk i ka borxh askujt.

S’di a e keni vënë re një nënqeshje që Vuçiqi e fsheh deri diku por megjithatë e lë të duket, prapa buzëve të tij të buhavitura. Edhe kur shtiret si i kapur në vështirësi, e ka atë nënqeshje…

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat