Meliza Haradinaj kritikon ashpër Lajçakun dhe opozitën

Aktuale

Meliza Haradinaj kritikon ashpër Lajçakun dhe opozitën

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 08:07
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla e ka korrigjuar emisarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në postimin ku ai njoftoi për takimin me liderët e opozitës në Kosovë.

Lajçak tha se dialogu dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është “në interesin kombëtar të Kosovë”. Por Haradinaj-Stublla i reagoi duke thënë se ajo për çfarë shkroi Lajçak “i kapërcen kufijtë e Kosovës”.

“Nuk ka asnjë interes kombëtar të Kosovës. Sigurisht që ka një interes shtetëror të Kosovës. ‘National’ i kapërcen kufijtë e Kosovës së sotme”, ka shkruar ish-kryediplomatja.

Haradinaj-Stublla e pati një vërejtje edhe për liderët e opozitës. Ajo i kritikoi ata që s’e morën me vete asnjë anëtare grua nga partitë në takimin me emisarin Lajçak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat