Aksionarët e “Kosova Thëngjillit” kërkojnë të takohen me ministren Rizvanolli

Aktuale

Aksionarët e “Kosova Thëngjillit” kërkojnë të takohen me ministren Rizvanolli

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 10:03 Përditësuar në ora: 11:04 më 25.08.2022
Pamje nga protesta

​Aksionarët e "Kosova Thëngjilli" kërkojnë të takohen me ministren Rizvanolli

Ka përfunduar takimi i kryetarit të aksionareve të kompanisë "Kosova Thëngjilli", Imri Restelica me këshilltarin Vullnet Gacaferri. Restelica ka bërë të ditur se nuk shpresojnë zgjidhje pas këtij takimi.

Sipas tij, Gacaferri ka thënë se do të njoftojnë ministren Artane Rizvanolli për kërkesat e punëtorëve të kompanisë.

Megjithatë, Restelica tha për KosovaPress se nuk ka marrë ndonjë përgjigje konkrete.

Me dhjetëra punëtorë që po qëndrojnë gati dy orë para objektit të Ministrisë së Ekonomisë, po shprehen të indinjuar. Ata thonë se do të qëndrojnë gjatë tërë ditës në rrugë, derisa të takohen me ministren Rizvanolli.

​“Kosova Thëngjilli” po proteston para Ministrisë së Ekonomisë

Me dhjetëra punëtorë të "Kosova Thëngjillit" po protestojnë para Ministrisë së Ekonomisë.

Kjo është hera e pestë që këta punëtorë po protestojnë, e kërkesa e vetme është rikthimi në punë. 

Kryetari i aksionarëve i kompanisë "Kosova Thëngjilli", Imri Restelica është ftuar në takim brenda ministrisë.

Ndërkaq punëtorët po vazhdojnë të qëndrojnë para objektit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat