Publikohet dokumenti, Qeveria planifikon t’ua ndalë pagat grevistëve

Aktuale

Publikohet dokumenti, Qeveria planifikon t’ua ndalë pagat grevistëve

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 11:40
Albin Kurti

Në Kosovë ka filluar sot greva e përgjithshme e sektorit publik.

Kjo për shkak që sindikalistët nuk kanë arritur të merren vesh me Qeverinë për të parandaluar grevën e paralajmëruar ditë më parë.

Sindikatat i kanë bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndryshojë qasjen dhe të realizojë kërkesat për mbështetje prej 100 euro për sektorin publik.

Image
Dokumenti

Media ka siguruar një dokument për të cilin thotë se u ka shkuar grevistëve nga zv.sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Enis Spahiu, në të cilin thuhet se të gjithë ata që i janë bashkuar kësaj greve duhet të pezullohen nga paga.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat