Zyrtari amerikan flet pas takimit me serbët në veri të Kosovës

Aktuale

Zyrtari amerikan flet pas takimit me serbët në veri të Kosovës

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 12:12
Gabriel Escobar

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kanë përfunduar vizitën në Mitrovicën Veriore.

Pas takimit me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, dy emisarët përsëritën angazhimin për arritjen e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë që mos të ketë tensione më 1 shtator, pas vendimeve të Kosovës për reciprocitet në dokumente dhe për targat ilegale.

Lajçak tha se do të vazhdojnë vizitën në Beograd dhe pastaj do të kenë një përgjigje më të saktë për gjetjen e një zgjidhjeje.

Ndërsa, Escobar, tha se takimi me përfaqësuesit serb në Kosovë ka qenë i mirë dhe ka dëgjuar gjitha shqetësimet e tyre.

“Unë vetëm dua të them se i kemi marrë parasysh shqetësimet e kryetarit të Komunës. Misioni ynë vazhdon në Beograd. Shpresoj se nga atje do të jemi në gjendje të dalim me një njoftim”, tha Escobar.

Ai tha se për takimin me përfaqëesuesit serbë në veri të Kosovës, do të flasë më vonë gjatë qëndrimit të planifikuar në Beograd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat