Qeveria planifikon ndalimin e pagave për grevistët – reagon ashpër Jasharaj: Po bëni gabim të rëndë!

Aktuale

Qeveria planifikon ndalimin e pagave për grevistët – reagon ashpër Jasharaj: Po bëni gabim të rëndë!

Më: 25 gusht 2022 Në ora: 12:17
Rrahman Jasharaj

Sot në Kosovë ka filluar grave e përgjithshme në sektorin publik. Por të gjithë grevistët po rrezikojnë të mbesin edhe pa paga. Këtë e ka konfirmuar zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Enis Spahiu i cili u shpreh se ligjërisht është e lejuar një lëvizje e tillë.

Këtë kërkesë të ministrisë së Financave po e cilëson skandaloze kreu i Grevistëve të BSPK-së, njëherit kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj derisa paralajmëroi se mund të ketë situata të rënduara. 

Ai tha se sipas ligjit për greva nuk mund të merren masa ndëshkuese ndaj grevistëve. 

“Urojë të jetë dezinformatë. Por nëse është e vërtetë është një hap tejet i gabuar dhe skandaloz qoftë i ministrit Murati qoftë i Qeverisë Kurti, greva jonë është legjitime e paraparë edhe me ligjin për grevë, duhet ta lexojnë këtë ligj. Dhe aty thuhet se në grevën legjitime s’mund të merret asnjë masë ndëshkuese, me largim nga puna apo ndonjë ndëshkim tjetër material“, tha Jasharaj.

“Me kërcënime të tilla Kurti do të krijojë një situatë të rënduar, të acaruar dhe nuk besoj që do të jetë dëshirë e tyre aspak”, u shpreh ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat