Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas informacioneve se punëtorëve të sektorit publik që sot kanë hyrë nuk grevë të përgjithshme, do t`iu ndalen pagat nga qeveria.
Në një postim në Facebook, Haradinaj i është drejtuar kryeministrit Kurti duke i thënë se nuk duhet ta kërkojë fajin te punëtorët por te vetja e tij.
Sipas Haradinajt, punëtorët janë në të drejtën e tyre dhe grevat janë mjeti i vetëm që u ka mbetur në dorë, sepse kriza ekonomike e sociale ju ka mbërritur në asht.
Postimi i plotë:
Kryeministër mos e kërko fajin te punëtorët por te vetja jote. Ka më shumë se një vit e gjysmë që ti tallesh me ta, për të mos thënë se po i vjedhë ata.
Punëtorët janë në të drejtën e tyre dhe grevat janë mjeti i vetëm që u ka mbetur në dorë, sepse kriza ekonomike e sociale ju ka mbërritur në asht.
Ju kryeni punën tuaj. Miratojeni me urgjencë Ligjin e Pagave dhe reflektoni ndryshimet që kanë ndodhur. Ligji duhet të reflektojë rritjen enorme të çmimeve dhe inflacionin, që zyrtarisht ka mbërritur në 19.2%. Çdo formulë tjetër do t'u kthehet në bumerang. Është sosur durimi!!!