Deputetja e AAK-së, Albana Bytypi ka kritikuar ashpër Vetëvendosjen, për të cilën ka thënë se ata që po i kërcënojë sot grevistët, mund të shkojnë ehde më larg dhe kjo është e frkishme.
Sipasj saj, kjo që po shihet sot ëhtë fytyra e vërtetë e qeverisë Kurti.
Postimi në Facebook:
Qeveria e së majtës, siç thotë populli, u zgju në krahë të majtë, ama veç e majtë s’është.
Ky pushtet që sot po i kërcënon grevistët, që ushtrojnë një të drejtë ligjore, nesër mendësia e tyre shkon dhe më larg. Dhe kjo është e frikshme. Kjo nuk është demokracia!
Të dashur qytetarë,
Fytyra e vërtetë e qeverisë Kurti është kjo që e shihni sot, dhe fatkeqësisht keni për ta parë edhe secilën ditë tjetër. Sepse demagogjia e tij, më nuk do të kryej punë!