Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka komentuar çasjen e pushtetit ndaj grevistëve.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Krasniqi e quan skandaloz një vendim të tillë dhe sipas saj kjo nuk duhet të ndodhë në një shtet demokratik.
Postimi i plotë:
Partia që deri dje mbështeste grevat, sot doli kundër tyre, madje duke i kërcënuar edhe me ndaljen e pagave. Skandal i llojit të vet. Kjo nuk mund të ndodh në një shtet demokratik.
E drejta për të kërkuar mirëqenie me të mirë është e garantuar me Kushtetutë!